“Ëndërra e keqe me emrin ‘COVID’ një ditë do kalojë” – mjeku Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Jetët tuaja janë të paçmimta. Ju lutem vetëndërgjegjësohuni!

Mar 28, 2020 | 20:59
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur në Spitalin Infektiv, Tritan Kalo, që është në vijën e parë të sëmundjes i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për të mbrojtur jetën.

tritan kalo

Në një postim në facebook, teksa përmend se shumë qytetarë kanë vështirësi ekonomike, Kalo thot ëse jeta është e paçmimtë dhe për këtë arsye duhet ta mbojmë fortë atë.

Kalo i kërkon qytetarëve të dëgjojnë zërin e ndergjegjes dhe të respektojnë këshillat, pasi një ditë kjo ëndër e keqe me emrin COVID-19 do kalojë.

Postimi i Kalos:

KURDOHERË me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që SHUMË PREJ JUSH janë në vështirësi ekonomike, POR jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….KJO ËNDËR E KEQE me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, POR JETËT TUAJA TË PAÇMIMTA askush nuku mundet tua rikthej….

Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….KURRË nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË ME SIGURI, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS  nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!

kalo 1 kalo 2 kalo 3 kalo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura