Enca bën dalje Erën, në USA shkon me Ledrin dhe Noizyn

Dec 8, 2015 | 11:51
SHPËRNDAJE

enca 1

‘’Starbucks u refuzua nga 242 banka, Walt Disney nuk u përkrah nga 302 investitorë, Harry Potter u refuzua nga shumë publicistë dhe Meryl Streep… Unë dikur u refuzova nga një talent shou (mes shumë pjesëmarrjeve të tjera të suksesshme), e cila në fakt kurrë nuk ndikoi tek unë apo karrierën ime’’, kështu e komenton refuzimin nga juria e ‘’The voice of Albania’’ këngëtarja tashmë e njohur, Enca Haxhia. Edhe pse ka pak vite që është ngjitur në skenë si këngëtare profesioniste, ajo po bën namin gjithandej, edhe pse ka pak këngë të realizuara. ‘’Që e vogel kam dëgjuar dhe lexuar mijëra komente dhe opinione mbi mua, madje jam ndier edhe ‘e sulmuar’. Ju nuk e dini se çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të kalosh një ditë në qetësi, të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh, qoftë edhe pa dashje, me qindra komente apo lajme mbi ty përditë apo të përpiqesh t’i bësh të gjithë të lumtur’’, ka vazhduar më tej këngëtarja në lidhje me komentimet nga njerëz të ndryshëm që, sipas saj, e kanë sulmuar çdo ditë nëpër rrjetet sociale, por në fund ajo ia ka dalë mbanë me punë dhe vullnet. ‘’Pooor… në fund të ditës jam duke jetuar ëndrrën time, atë për të cilën kam punuar gjithmonë, nuk kam kohë për urrejtje apo njerëz të vegjël, marr kaq shumë dashuri dhe respekt përditë, ndaj s’mund të më interesojë negativiteti i njerëzve që s’kanë bërë asgjë në jetën e tyre’’, ka shkruar më tej këngëtarja e njohur, e cila jep një mesazh për ata që duhet t’i besojnë vetes.

‘’Kurrë mos e lejo mendimin e një personi të të definojë ose të ndikojë në dashurinë tënde për veten. Qëndro i fokusuar dhe ndiq ëndërrat e tua, besoji instinktit tënd’’. E kur jemi te fama, Enca e arriti qëllimin e saj për pak kohë, ndërsa tani është një nga emrat më të kërkuar të skenës. Krishtlindjet do ta gjejnë atë në një minitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të jetë bashkë me dy reperët më të kërkuar të skenës, Ledrin dhe Noizyn. Sipas informacioneve që kemi, çmimi i saj për një mbrëmje arrin në 5 mijë dollarë, ndërsa në Europë ajo arrin të marrë për çdo performancë gjatë sezonit 2.500 euro. ERA QËNDRON LARG MEDIAVE Edhe pse ishte paralajmëruar se bashkë me Ledrin, Noizyn dhe Encën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte edhe Era Istrefi, në posterat e publikuar nga organizatori i mbrëmjes mungon fotoja e Erës. Arsyeja e kësaj mungese nuk dihet, por këngëtarja e re këtë kohë është mbyllur në vete duke munguar kështu edhe në mediat onlinë e duke mos përbërë lajm. Ndoshta kjo është zgjedhje e Erës për të mos u konsumuar shumë, duke ardhur me befasi të reja për fundvit, me anë të hiteve të reja me të cilat do të prezantohet gjatë xhirimeve festive nëpër televizionet kosovare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura