EMRI+FOTO/ Nga Shqipëria në Angli me kamion për të punuar si kopshtar, por përfundoi duke kultivuar kanabis. Si u arrestua i riu shqiptar! Para gjykatës u justifikua se…

Sep 24, 2021 | 18:39
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Great Harwood.

0_Riza-Roma
Riza Rama

Riza Ramës iu premtua një pagë prej 3 mijë paund për dy muaj me qëllim që të kujdesej për lëndën narkotike.

Por sic raportojnë mediat britanike, plani i tij nuk u realizuar kurrë, pasi ai u arrestua dhe u dënua me 32 muaj burg.

Policia e kapi shqiptarin në mars të këtij viti, pas raportimeve të disa banorëve fqinj me banesën ku shqiptari kujdesej për drogën.

Bimët e kanabisit rriteshin në 4 dhoma të shtëpisë, ndërsa energjia elektrike ishte e vjedhur.

Vlera me pakicë e lëndës narkotike shkonte deri në 32 mijë paund, ose deri një 15 mijë nëse shitej me shumicë.

I riu shqiptar, pranoi kultivimin e kanabisit, duke u thënë oficerëve se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria dhe pasi kaloi tre ditë në Londër u transportua në Veri -Perëndim për të punuar si kopshtar.

Ai mohoi të ishte përgjegjës për vjedhjen e energjisë elektrike dhe tha se kishte ndërmend të dërgonte para në shtëpi për familjen e tij.

Rama i tha gjykatës se nuk kishte paguar askënd për ta ndihmuar në Mbretërinë e Bashkuar, por u shpreh se kishte mbërritur me një kamion, me shpresën se do të punonte në ndërtim. Sidoqoftë, për shkak të Covid vendet e ndërtimit u mbyllën dhe nuk kishte punë.

Pasi gjykatësi vendosi ta dënojë shqiptarin me 32 muaj burg, u shpreh: “Sjellja juaj po sjell turp për vendin tuaj. Këto gjykata janë të mbushura me kultivues shqiptarë të kanabisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura