EMRI+FOTO/ Ky është 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Korçë, rezultonte me precedentë penalë

Mar 2, 2021 | 19:40
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.5 të qytetit të Korçës. 

igli qani (1)

“Panorama” mëson se i plagosuri është 30-vjeçari Igli Qani, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje dhe në 2019 është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Korçës.

I riu është plagosur me armë zjarri, pasi është dhunuar fizikisht nga autori i ngjarjes.

30-vjeçari ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura