EMRI/ E nxorën nga kafja dhe e ekzekutuan, zbulohet identiteti i 28-vjeçarit që u vra në zonën e Astirit

Jan 20, 2020 | 21:29
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur Vilson Tafçiu, 28-vjeç. I riu ishte brenda në një lokal në zonë, kur është thirrur nga autori për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilit nuk dihet.

vrasja astir copy

Aktualisht nuk dihet ende asgjë rreth autorit të ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura