Emri/ Tre vite në arrati, kapet “i forti” shqiptar, ishte anëtar i bandës mafioze

Oct 18, 2017 | 22:10
SHPËRNDAJE

Tre vjet pas operacionit të zhvilluar në marsi të vitit 2014, ku u shkatërrua një bandë  droge italo-shqiptare në Parma, mësohet se dy anëtarë të saj janë arrestuar në Durrës.

IMG_9323-696x480

Dy shqiptarët janë, Hektor Kosturi, 30 vjeç, me shumë precedentë penalë, dhe Erjon Shahini, 34 vjeç. Ky i fundit tashmë është ekstraduar në Itali dhe gjendet në burgun e Rebibias. Kosturi do të ndjekë me shumë mundësi të njëjtën rrugë, falë bashkëpunimit midis policive të dy vendeve. Ai do të vuaj dënimin me tetë vjet burg, dhe një gjobë 22 mijë euro, shkruan parmapress24.it. 

IMG_9314-696x528

Grupi tashmë i shkatërruar italo-shqiptar fuste në Itali sasi të mëdha heroine të pastër dhe substanca të tjera, me të cilat përzienin drogën në një laborator në Parma.

IMG_9318-643x420

Ndërsa të arrestuarit në mars të 2014 janë:

Artur Bregu, i ditëlindjes 1981, i dënuar në burg në Brescello, i konsideruar si truri shpërndarjes së drogës, një punëtor që bënte jetë shumë modeste për të mos rënë në sy.

Marcello Panariti, lindur në Taranto më 1980, burgosur në Colorno.

Velino Koroveshi Velino, lindur më 1990, tashmë në burgun Arma di Taggia.

Lauert Greca, lindur më 1990, banues në Parma.

Gëzim Hasa, 1984, pa leje qëndrimi në Itali, tashmë në burgun e Parmës.

Denis Tafili, lindur më 1985, pa leje qëndrimi, në burgun e Parmës.

Davide Cavalli, në arrest shtëpie.

Ded Bajraktari Ded, lindur më 1991.

Bledar Brahimi Bledar, lindur më 1986, banues në Colorno.

IMG_9317-712x420 IMG_9315-637x420 IMG_9316-655x420

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura