EMRI/ Tiranasi me armë në lokal, e pësojnë edhe personat që e shoqërojnë. Në kërkim…

May 23, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Kapet me arme ne mes te lokalit nje i ri ne Tirane. Arrestimi i tij merr me qafe edhe 4 persona te tjere, tre qe ishin ne tavoline ne kohen e arrestimit dhe nje person tjeter qe eshte shpallur ne kerkim pasi i ka dhene armen te arrestuarit.

foto ilustruese
foto ilustruese

Njoftimi i policise

Operacion nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1 dhe Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :

– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

U shpall në kërkim shtetasi:

– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri :

– B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

– F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura