EMRI/ Kamerat e sigurisë zbuluan korrupsionin e avokates së arrestuar, pezullohet dhe prokurori

Sep 20, 2018 | 11:27
SHPËRNDAJE

Një avokate ka rënë sot në pranga, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit.

Sipas informacioneve e arrestuara është Donata Lepenica, e cila ka tentuar që të korruptojë një prokuror,  Përparim Hasa.

Lepenica ka tentuar që të lehtësojë pozitën e klientit të saj, duke korruptuar prokuron, por që ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Gjykata e Krimeve të Renda
Gjykata e Krimeve të Renda

Burimet nga Prokuroria shtojnë se Lepenica ka pasur në mbrojtje një të akuzuar për kultivim kanabisi.

Arrestimi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Mësohet se Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda,pasi dyshohet se është përfshirë në rastin e mirmarrjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura