EMRI/ Shkoi rreth një muaj më parë në Tuz të Malit të Zi, shqiptari vritet me plumb në kokë

Jan 29, 2020 | 19:25
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Mal të Zi.

20200127130136_6a02e79d-0c87-4371-a17d-07db1e5b1b02

Mediat e vendit fqinj, bëjnë me dije se viktima është Edmont Gjinkolaj, i cili u gjet i vrarë me një plumb në kokë në fshatin Miles pranë Tuzit dhe një hetim nga policia kriminale zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje, raporton Vijesti.

Sipas informacioneve, policia arrestoi Paljoka Juncaj, i cili rrëfeu për vrasjen dhe dorëzoi armën, për të cilën ai besohet se e ka qëlluar.

Sipas informacionit të policisë, burri i vrarë hyri në Mal të Zi më 4 janar dhe qëndroi në Tuz me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Autori i krimit kishte siguruar akomodimin.

Një autopsi e kryer mbi trupin e të ndjerë zbuloi se vdekja i kishte ardhur për shkak të një plumbi në kokë.

Një gjykatës hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të vrasjes deri në 30 ditë për vrasjen e Gjinkolajt, i cili u gjet të shtunën e shkuar. Ende nuk dihen motivet e krimit.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura