EMRI/ Shkodrani kapet në Zvicër, ishte dënuar me 20 vjet për vrasje

Oct 14, 2017 | 12:15
SHPËRNDAJE

Kapet ne Zvicer dhe ekstradohet ne vendin tone nje 44-vjecar, i denuar me 20 vjet burg per vrasje.

policia-shkoder

Policia ben me dije se ekstratuar nga Zvicra shtetasin Arben Mlloja, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

 

Njoftimi

Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:

Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Po sot, policia ka ndlauar shtetasin në kërkim E.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau Dejës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 435, datë.01.01.2009, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura