EMRI/ Qëlloi me armë në lokalin e mbushur me njerëz, kush është shqiptari që u arrestua nga policia e Bar-it. Ishte pjesë e organizatës kriminale, që…

Jul 3, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Bari, pasi akuzohet si autor i disa të shtënave me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano, pas një mosmarrëveshje qe kishte pasur. vullnet daci karabinieri

Mediat fqinje shkruajnë se i arrestuari është Vullnet Daci. Ai u arrestua në banesë pas ndjekjes së policisë së Barit. 32-vjeçari akuzohet për mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit dhe të shtënat me armë në vende publike.

Po ashtu shqiptari i arrestuar akuzohet edhe për pjesëmarrje në një organizatë, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe marihuanës. Vullnet Daci kishte qenë pjesë e grupimit krìminal, ku u arrestuan 37 persona, shqiptarë e italianë, në operacionin e koduar “Kulmi”.

vullnet daci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura