EMRI/ “Njërës iu hap kafka e kokës”, aksidenti i rëndë në Vorë, humb jetën një prej të plagosurve

Jun 4, 2018 | 9:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku sipas informacioneve ishin plagosur katër persona, por sot mësohet se një prej tyre ka humbur jetën.

Bëhet me dijese viktima është 63-vjeçarja Zana Brunga, e cila ishte plagosur rëndë.

FOTO/ Aksidenti me 4 të plagosur në Fushë Krujë- Vorë, dëshmitari: Një vajze i ishte hapur kafka e kokës

Dy makina jane perplasur frikshem pasditen e sotme ne një aksident në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të zonës së quajtur Budullë. Një mjet tip “Ford” me targa DR 1631 F është përplasur me një “Golf” me targa TR 9433 M.

Si pasojë janë plagosur rëndë 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një dëshmitar i cili ka fotografuar makinat e përplasura në një mesazh për “JOQ” thote se janë plagosur disa persona, ndërsa një vajzë ishte në gjendje të rëndë.

Ai shkruan: Ky aksident ndodhi tani në Fushë Krujë Vorë. Ka të lënduar. Trafiku ishte shumë i rënduar për shkak të aksidentit. Me sa mora vesh të gjithë që kishin qenë brenda mjeteve ishin plagosur. Por një femre i ishte hapur kafka e kokës shumë keq.”

5b142f7149611aksidenti fushe kruje - vore (1)_001 5b142f57887caaksidenti fushe kruje - vore (2) 5b142e1f0fe1ffushe-kruje - vore aksident aaaaaaaaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura