EMRI/ I kërkuar në gjithë Italinë, kush është shqiptari 30-vjeçar që u prangos

Nov 7, 2019 | 13:14
SHPËRNDAJE

Arrestohet shqiptari i kerkuar ne gjithe Italine, per vjedhje me dhune neper vila. Mediat italiane shkruajne se eshte vene ne pranga 30-vjeçari shqiptar Myslim Hoxha në Santa Maria Capua Vetere.

arrestim

Ai ishte i kerkuar në të gjithë Italinë për një vjedhje të përgjakshme kryer në Velletri në qershor 2018.

Ne atë rast, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, rrahen nje nga banoret ku hyne te grabisnin duke e lene pa ndjenja pertoke, pasi e goditen me sende te forta ne koke.

Pas hetimeve, ndaj 30-vjeçarit ishte leshuar një urdhër arresti, por i kerkuari ishte fshehur duke u vendosur ne nje zone qe e mendonte te sigurt.

Ai bente shume kujdes te mos zbulohej dhe fliste shume pak ne telefon per te mos u pergjuar, por policia kishte marre informacione per vendin ku qendronte i fshehur dhe nderhyri per ta arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura