EMRI/ I dënuar me 18-vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë narkotrafikanti 48-vjeçar. Pjesëtar i një organizate kriminale

Sep 23, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, i cili rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

1522996649_policialezhe

Në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Sufja, të cilin Gjykata e Milanos e ka dënuar me 18 vite heqje lirie për veprën penale të përfshirjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë që bëhet me dije se Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Romën për të përfunduar proceduarat e ekstradimit, me qëllim që 48-vjeçari të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura