EMRI/ Grabiti nën kërcënimin e armës, arrestohet 23-vjeçari. Policia: Si ndodhi ngjarja

Sep 25, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Policia e Bulqizës në vijim të operacionit për një ngjarje të ndodhur 3 ditë më parë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

policia-bulqize

Njoftimi i plotë

Policia e Bulqizës kap dhe ndalon 23 vjeçarin nga Bulqiza si autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 22 Shtator në Bulqizë, për vjedhje me armë.

Në vijim të hetimeve të pandërprera të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Drejtoria Vendore e Polcisië Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë , për zbardhjen e vjedhjes me armë ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë, nga tërësia e veprimeve të kryera duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit , është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i të dyshuarit si autori kryesor i ngjarjes i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja dhe konkretisht shtetasi:

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.)

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje e lehtë”, “Veprime në kundërshtim me Gjykatën” të kryera në bashkëpunim, “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura