EMRI-FOTO/ Shkoi për të vizituar të afërmit në Itali, pasi u nda nga vajza bëri gabimin fatal dhe humbi jetën. Shqiptari gjendet pas 8 ditësh

Jan 28, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se një jave i zhdukur, një burrë shqiptar është gjetur i vdekur në Itali. Viktor Qosja u zhduk më 19 janar.

shqiptari

58-vjeçari bëri një gabim në stacion duke zbritur nga treni, por e kuptoi gabimin dhe u përpoq të kthehej në të njëjtin tren, i cili megjithatë kishte nisur udhëtimin.

Sipas një dëshmitari, burri banues në Shqipëri, u nda nga vajza e tij dhe po largohej për në Viareggio ku e priste i vëllai.

Historia tragjike e tij u rindërtuar pas tetë ditësh hulumtim dhe pas zbulimit tragjik të trupit në shinat e trenit përmes Santovecchio, në periferi të Pescia. Ai kishte zbritur aksidentalisht në Pescia dhe, duke mos ditur asnjë fjalë italisht, kur e kuptoi gabimin, u ngjit në tren.

Mjeti ishte tashmë në lëvizje dhe Viktor Qosja arriti të qëndrojë i ngjitur me trenin për të paktën një kilometër, kur forcat e lëshuan. Skena u filmua nga kamerat e vëzhgimit me video.

Në dispozicion të prokurorit publik, trupi është transportuar në morgun e Pistoia për një ekzaminim të jashtëm, ku edhe do të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Paraprakisht, besohet se 58 vjeçari humbi jetën pasi përplasi kokën me betonin mbrojtës të hekurudhës, shkruajnë gjerësisht mediat e vendit fqinj.

Qosja kishte mbërritur në Itali për të vizituar të afërmit, ku fillimisht shkoi tek vajza e tij në Veneto. Ajo e shoqëroi për në Prato ku më pas mori trenin për në Viareggio. Ndoshta, burri ishte hutuar nga një ndalesë e gjatë e trenit në Montecatini Terme, pastaj ai zbriti në Pescia duke besuar se ishte në Viareggio.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura