EMRI/ Arrestohet në SHBA shqiptari, akuzohet për terrorizëm (FOTO)

May 24, 2016 | 22:19
SHPËRNDAJE

Sajmir Alimehmeti, 22 vjeç është arrestuar të martën nga agjencia amerikane e anti-terrorit në bashkëpunim me FBI-në, pasi ai akuzohet për terrorizëm dhe posedimin e materialeve mbështetëse ndaj një organizate terroriste.

Mediat bëjnë me dije se Alimehmeti u arrestua mëngjesin e sotëm në banesën  e tij në Nju Jork.

Shqiptari i arrestuar
Shqiptari i arrestuar

Dyshohet se shqiptari është pjesë e ndonjë celule xhihadiste në SHBA. “CBS”, rrjeti amerikan i lajmeve teksa siguroi raportin e policisë amerikane, shkruan se shqiptari përshkruhet si një element i rrezikshëm e me prirje radikale terroriste.

Sipas raportit, Saimir Alimehmeti i njohur ndryshe edhe me emrin “Abdul Qaëii”, kishte tentuar të udhëtonte në Siri e të luftonte përkrah ISIS.

Sipas FBI-së, Alimehmeti kishte përdorur aplikacione të koduara për të komunikuar me persona të tjerë, ndërsa mësohet se ka blerë disa thika dhe pajime të tjera luftarake.

Shqiptari ka edhe një vëlla tjetër i cili sipas mediave amerikane është arrestuar në Shqipëri në vitin 2015.

Gjatë hetimeve, një agjent federal i fshehtë u takua me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx ku edhe jetonte, ku shqiptari i ka treguar një video të ISIS, duke përfshirë një moment kur një prej luftëtarëve të ISIS i priste koken nje te burgosuri.

Ai tha se videot “i mbante për ta motivuar, ndërsa ai ishte duke u ushtruar”.

Alimehmenti i kishte thene agjentit te fshehte se kishte ruajut 2,500 USD për udhëtimet e tij, por kishte nevojë edhe për një pasaportë, por jo reale, sepse duhej me një emër tjetër, sepse ai ishte tashmë ishte fiksuar “në sistem”.

Sipas shqiptarit, ai dhe vëllai i tij “kishim pasur planin tonë” për të udhëtuar nga Shqipëria në Raqqah, Siri, por vëllai i tij ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2015.

Alimehmetit iu refuzua dy herë hyrja në Britaninë e Madhe. Autoritetet e ndaluan në tetor të vitit 2014 në Aeroportin e Manchester kur panë rrobat e tij të kamuflazhit dhe disa shkopinj karateje. Në dhjetor 2014 ai u ndalua në aeroportin Heathroë të Londrës, pasi në telefon iu gjet një foto e flamurit të Shtetit Islamik.

Dokumentat e FBI tregojnë se si agjentët e FBI dhe policisë së Nju Jorkut, NYPD, që u hoqën si rekrutë të ISIS, i dhanë Alimehmetit mundësi të shumta për të treguar entusiazmin e tij.

FBI tha se Alimehmeti i ndihmoi agjentët e fshehtë që të blinin pajisjet që u nevojiteshin për të punuar për ISIS. Autoritetet u shprehën se Alimehmeti ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të ndihmuar grupin, madje duke thënë se një video muzikore që përshkruan se si luftëtarët e ISIS i prenë kokën një të burgosuri, e mbante atë të motivuar, teksa ai stërvitej.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Alimehmetit iu tha se, një nga agjentët e fshehtë që hiqej si rekrut i ISIS, do të bashkohej me Shtetin Islamik dhe Alimehmeti “ka shprehur entusiazëm dhe e pyeti se kur mund të nisej edhe ai”.

FBI deklaroi se Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se ai kishte ruajtur 2 500 dollarë për udhëtimin e tij, por se duhet të gjente një pasaportë me një emër tjetër, pasi emri i tij “ishte tashmë në sistem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura