EMRI/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, dyshohet se ka lidhje me 425 kg drogë të kapura në…

Sep 7, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 26-vjeçar, i cili ishte kapur në janar të 2018 me 425 kilogram kanabis në makinën në pronësi të tij.

“Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

arrestim

Njoftim i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “THE TRUCK”

Kapet i kërkuari nga policia, shtetasi:

Albano Rakipi, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafiku i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura