EMRAT/ Shpërthimi në lokal, mes 30 të plagosurve, 9 në gjendje kritike

Feb 2, 2016 | 10:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një ditë pas ngjarjes së rëndë që për pak u kthye në tragjedi në fshatin Beragozhd të Pogradecit në QSUT në Tiranë dy persona ndodhen ende në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se një 14-vjeçar që ka djegie në 50 % të trupit dhe Vladimir Muçka, ndodhen në situatë të vështirë.

“I kemi të gjitha kapacitetet, presim hap pas hapi si do evoluojnë, s’është e mundur transferimi i tyre me avion apo me gjërat e tjera, jemi në vazhdimësi të mjekimit. 9 të lënduar në gjendje më të rëndë, 23 të plagosur në QSUT, vëmendje më e madhe tek 14 vjecari”,- tha Gjergji Belba shefi i pavionit të djegie plastikës në QSUT.

Sot paraditë në spital ka shkuar sërish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kreu i opozitës Lulzim Basha për të parë më nga afër situatën.

NGJARJA

Shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në fshatin Beragozhd në komunën Dardhas, ka shkaktuar 30 persona të plagosur.

12665726_1242655292415193_1774171923_n
Lokali ku ndodhi shpërthimi

Një 14-vjeçar i plagosur nga shpërthimi i bombolës sipas mjekëve ka 50% djegie në trup. E. Hamolli ndodhet në gjendje kritike për jetën. Përveç të miturit dhe pesë persona të tjerë që po marrin mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndodhen në gjendje të rëndë.

qsut3

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit, Dashamir Muçka, në momentin kur lokali ka qenë i mbushur me klientë dhe kryesisht të rinj. Raportohet se mes tyre kishte edhe një grup 14-vjeçarësh. Raportohet se nga rrjedhja e gazit ka ndodhur shpërthimi.

Të plagosurit:
1-Leonard Hamolli, 30 vjeç
2-Reanto Hamolli, 27 vjeç
3-Aldi Fraholli, 23 vjeç
4-Andrea Fraholli, 22 vjeç
5-Agjerim Muçka, 45 vjeç
6-Arion Fraholli
7-Florenc Fraholli
8-Eri Fraholli
9-Erion Fera, 34 vjeç
10-Klodian Dumani
11-Nardi Hamolli, 30 vjeç
12-Drilon Hamolli
13-Arjon Fraholli
14-Xhulian Smaholli
15-Musa Smahollari
16-Gentjan Lumani
17-Jurgen Muçka
18-Eri Hamolli

qsut2 qsut

12647671_878986798880499_577725994_n 12659860_878987192213793_380911332_n 12659719_878987425547103_1759765798_n

korce1

 

korce2

 

korce3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura