EMRAT/ Policia, jep detajet për aksionin në lagjet e “të fortëve”: Arrestuan 4 persona, u sekuestruan dhe… (VIDEO)

Sep 6, 2018 | 13:48
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Shkodres ka dhene detaje per aksionin e mbremshem ne Shkoder, mbyllur me arrestimin e 4 personave dhe sekuestrimin e municioneve dhe armeve luftarake.

arrestim

Sipas policise, operacioni u zhvillua oret e fundit per goditjen e elementeve me rrezikshmeri shoqerore dhe vuri ne pranga kater persona.

Operacioni nisi rreth orës 2 e 30 të mëngjesit. Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona dhe një është në kërkim. Janë ushtruar 20 kontrolle në banesat e të dyshuarve.

Deklarata e plote e Aida Hajnaj zv drejtore e policise

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

Të arrestuar janë :

• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
• 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë;
• 1 armë e ftohtë
• 10.500 euro;
• 3 makina lojërash fati;
• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
• telefona celularë dhe karta telefonike;
• 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni.

Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

arrestimJanë sekuestruar dhe mjete të blinduara dhe armë e municione.

Policia aksion në lagjet e “të fortëve”, arreston 4 persona

Shkodra vihet nën diktatin e Policisë, arrestohen 4 persona dhe bllokohen 5 automjete të blinduara. Specialistë të forcave RENEA, FNSH-ja e Tiranës, Shkodrës, bashkë me forcat Shqiponja dhe struktura të tjera policore, që në orët e para të mëngjesit, kanë zbarkuar në Shkodër, duke ushtruar kontrolle në disa prej lagjeve të qytetit. Këto kontrolle policore kanë nisur që në lagjen “Rus” për të vijuar në “Kiras”, zonën e Livadeve ku janë kryer një sërë krimesh si dhe në zonën e Dobraçit.

policia-shkoder-1

Efektivë të maskuar dhe armatosur bashkë me blindat e Policisë kanë vijuar pa ndërprerje këtë aksion në qytetin e Shkodrës, qytet i cili brenda 3 muajsh pati 6 vrasje të ndodhura, bashkë me dy persona që rezultojnë të zhdukur që nga 23 gushti i këtij viti. Policia ka ushtruar këto kontrolle jo vetëm në rrugë, por edhe dyqane, lokale dhe shtëpi të ndryshme. Nuk kanë munguar as snajperët të shpërndarë në pozicione të ndryshme në gjendje gatishmërie bashkë me ambulancën në rast të ndonjë situatë të vështirë të shkëmbimit të zjarrit. Ky aksion blic i Policisë, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme, vjen menjëherë pas ardhjes së krerëve të opozitës në Shkodër dhe deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, apo ishKryeministrit Sali Berisha se qeveria ka rënë përballë krimit në qytetin e Shkodrës.

Kontrollet janë bërë në mënyrë të imtësishme duke u fokusuar kryesisht tek armët, mjetet e blinduara pa dokumentacionin përkatës apo edhe lëndë narkotike ose persona të rrezikshëm që mund të jenë prej kohësh në kërkim policor dhe deri më tani nuk janë arrestuar ende. Prania e këtyre forcave të shtuara të Policisë në Shkodër është edhe si një mesazh për qytetarët që ata të mos ndihen të frikësuar ndaj krimit, i cili në 3 muaj ka marrë 6 jetë njerëzish dhe dy të tjerë të zhdukur. Gjatë aksionit, në dy lagjet e njohura, ajo e “Kirasit”, që njihet si zonë e familjes Lici, dhe ajo e Dobraçit, që është nën kontrollin e familjes Bajri, Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka bllokuar 5 automjete luksoze të blinduara. Bllokimi i tyre mësohet se është bërë për mungesë dokumentacioni, pasi për përdorimin e automjeteve të blinduara nevojitet leje e posaçme nga Policia. Gjithashtu, gjatë aksionit, Policia ka shoqëruar me dhjetëra persona, por pas marrjes në pyetje janë lënë sërish të lirë.

Aksioni i Policisë pritet të vijojë ende, ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rezultatet e operacionit dhe identitetin e të ndaluarve. Ndërhyrja vjen pas një sërë vrasjesh mafioze, ku më e fundit u shënua në zonën e Livadeve, pranë Liqenit të Shkodrës, ku ekzekutua me breshëri automatik biznesmeni 30-vjeçar, Arjan Ferracaku. I riu ishte pronar i disa bizneseve në Shkodër dhe Velipojë, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar për krimin e rëndë. Ferracaku u qëllua ndërsa ishte duke ecur mbi kalë, pasi pasioni i tij ishte hipizmi.

Ai ndodhej bashkë me dy miq të tij në momentin e ngjarjes. Nga këqyrja e trupit, i riu rezultoi se kishte marrë 8 plumba, pjesën më të madhe në kokë. Dyshimet janë se ngjarja ka ardhur për shkak të mospagesës së gjobës që biznesmenit i kishin vënë të fortët e qytetit të Shkodrës, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar apo gjurmë të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes, Policia ka dërguar në Shkodër ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura