EMRAT/ Makina ‘shoshë’ nga plumbat, gafa që tradhtoi shqiptarët e plagosur (VIDEO)

Nov 20, 2017 | 22:47
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë janë arrestuar pas një përleshje e cila përfundoi me të shtëna armësh në Sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë.

Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21, dhe Aurel Xhili 22 vjeç, pasditen e djeshme janë konfliktuar për shkak të konkurrencës, ku zënka ka degraduar në të shtëna zjarri. Të plagosur kanë mbetur dy shtetasit Muliu dhe Piku, të cilët u gjendën në një klinikë lokale pasi ishin larguar nga vendngjarja për të mjekuar plagët e marra .

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre pasi ka parë të parkuar jashtë klinikës makinën e cila ishte shpuar nga të shtënat dhe ishte e mbuluar me gjak. Policia gjeti gjithashtu edhe një tjetër mjet i cili i përkiste Xhelilit, ku u sekuestruan si provë materiale dy shkopa bejzbolli që mendohet se janë përdorur gjatë sherrit. Kamera e sigurisë afër sheshit ka filmuar gjithçka dhe policia ka bërë të mundur rindërtimin e ngjarjes. Tre shqiptaret mbanin shkopa bejzbolli në dorë gjatë përplasjes dhe filluan të qëllonin personat e tjerë, të pa identifikuar, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi dy prej shqiptarëve. Ata u munduan ti shpëtonin policisë por kjo gjë ndodhi për pak kohë pasi disa minuta më vonë u kapën në klinikën ku kishin shkuar për tu mjekuar. Mediat italiane bëjnë me dije se shqipotarët ishin pa leje qëndrimi në Itali.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura