Emrat/ Lëvizje brenda PD, Basha i cakton post ish-ministrit teknik

Sep 14, 2017 | 23:16
SHPËRNDAJE

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta “mbyllë” me kaq karrierën.

R6PSKEZKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç mëson BalkanWeb e ka graduar një nga ministrat teknik të dorëhequr pas zgjedhjeve në një post brenda Partisë Demokratike.

 Të njëjtat burime brenda PD—së konfirmojnë se 31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD.

Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.

Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi.

Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura