EMRAT/ Kishin ardhur me pushime, vriten në oborrin e shtëpisë në Dibër të Madhe, burrë e grua dhe vajza 13-vjeç

Aug 27, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Vriten gjate nates ne rrethana ende misterioze tre anetaret e nje familjeje ne Diber te Madhe. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.

prinderit

Tre anetaret e familjes, babai, nena ( personat qe shihni ne foton, postuar nga portali ‘Pacensurë’ ) dhe vajza jane gjetur te vrare ne oborrin e baneses.

Familja banonte në qendër të qytetit. Alsat M ben me dije se persona të pa identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Motivet deri më tani ende nuk dihen, nderkohe qe policia eshte duke hetuar per ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura