EMRAT/ Kapen me 250 mijë euro kokainë dy shqiptarë në Itali, ja si ranë në ‘kurthin” e policisë

Feb 13, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Dy shtetas shqiptarë të moshës 34 dhe 38 vjeç, u arrestuan nga Carabinierët e Villalvernia për trafikim të lëndëve narkotike.

Oltion Mani dhe Vladimir Prroj, të dy shtetas shqiptarë u ndaluan mbrëmjen e djeshme kur policia rrethoi zonën industriale të Tortonës.

carabinieri-notte

Ora e pazakontë e lëvizjes ka bërë që policia të dyshojë dhe menjëherë të ndalë makinën për të filluar kontrollin e automjetit.

Gjatë vëzhgimit me imtësi, Carabinieri vërejti një paketë të hedhur tek një bimë pranë mjetit të ndaluar duke zbuluar kështu se brenda saj ishte fshehur 900 gram kokainë ge ngrirë.

Kërkimi nga efektivët edhe në dy shtëpitë e shqiptarëve coi në zbulimin  e një vendi të posatshëm për përgatitjen dhe paketimine  dozave të drogës.

Shitja me pakicë e substancës së konfiskuar do të kishte bërë mbi 250 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura