EMRAT/ Dy të rinjtë ‘kapen mat’ nga policia gjatë natës, ja çfarë iu gjet në makinë

Jan 21, 2018 | 11:09
SHPËRNDAJE

Komisariati i policisë numër 3 në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në D.V.P.Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët janë kapur me sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

auto_policia-naten-21506973832

Të arrestuarit janë: Andi Fejzo, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Engli Zhegu, 28 vjeç, po banues në Tiranë.

Atyre u është gjetur dhe sekuestruar 15 dhe 25 doza përkatësisht lëndë narkotike të llojit kanabis.

Njoftimi i policisë:

Goditen dy rate të shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla gjatë fundjavës.

 

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

 

Arrestimet nga Kom.Pol Nr 3 dhe Nr 1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në D.V.P.Tiranë.

 

Sekuestrohen 40 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.

 

Një grirëse metalike e lëndëve narkotike.

 

Dhe  një sasi qesesh farmaceutike.

 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të  shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht ;

 

U arrestua në flagrancë shtetasi:

 

  • Andi Fejzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

 

Më datë 20.01.2018, në rrugën “Him Kolli”, gjatë kontrollit fizik të ushruar ndaj shtetasit të mësipërm, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza e dyshuar me lëndë narkotike e llojit ” Cannabis Sattiva”.

 

Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan :

 

  • një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz”.

 

Gjithashtu po  në vijim të informacioneve për shpërndarje të lëndëve narkotike,  gjatë kontrolleve të ushtruara  nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u arrestua në flagrancë shtetasi :

 

– Engli Zhegu, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

 

Pasi në rrugën ” Agush Gjergjevica” gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMË” dhe kontollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

 

  • 25 doza lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura