EMRAT/ Asgjësohen 764 rrënjë kanabis, arrestohet tre persona dhe një shpallet në kërkim

Jul 28, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të 764 bimëve narkotike kanabis sativa.

Sipas njoftimit policisë ka dhe disa persona që janë shpallur në kërkim, të cilët gjithashtu dyshohet se janë përfshirë më kultivimin e kanabisit.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arsen Lamaj, 24 vjeç, Neim Ametaj 48 vjeç, Anel Ametaj 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohen se janë autorë  të kultivimit të 764 bimëve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë. Neni 284/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura