Emigranti shqiptar tenton të përdhunojë adoleshenten gjermane

Feb 6, 2016 | 19:36
SHPËRNDAJE

Një emigrant shqiptar 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia gjermane, pasi tentoi të përdhunonte së bashku me një person tjetër një adoleshente gjermane.

stationNgjarja ka ndodhur në rajonin Brilon-Vald, në një stacion treni. E mitura gjermane ishte duke pritur trenin për në shkollë, kur shqiptari së bashku me një refugjat tjetër e kanë kapur me dhunë gjermanen dhe kanë tentuar që ta përdhunojnë.

Mirëpo, sipas mediave gjermane, vajza ka mundur t’u shpëtojë dy agresorëve dhe është futur menjëherë në tren duke kërkuar ndihmë, raporton “DerWestern”. Policia arrestoi shqiptarin dhe ka shpallur në kërkim personin tjetër për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura