Elbasani vatër e nxehtë Covidi/ Vetëm gjatë kësaj javë kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues. Si paraqitet situata

Feb 26, 2021 | 11:59
SHPËRNDAJE

Elbasani është një nga qytetet që nga dita në ditë është duke regjistruar një numër të lartë të infektuarish me Covid.

spitali covid rama pamjet4Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore.

Kështu gjatë kësaj jave ka ardhur duke u rritur gradualisht numri i të infektuarve, ndërsa aktualisht kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues të infektuar.

Ndërkohë në gjimnazin ‘Ahmet Dakli’ një klasë është karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë në Elbasan u regjistruan 27 raste pozitivë dhe 3 persona humbën jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura