Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, detaje nga hetimet. Urdhri për vrasje dyshohet se erdhi nga…

May 14, 2021 | 13:49
SHPËRNDAJE

Everest Çaka, i cili u ekzekutua tre dite me pare ne nje prite mafioze, në lagjen “Skënderbej”, dyshohet të jetë vrarë pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në muajin nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

Burime për “Panorama.al” thanë se kjo është pista e parë në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes se Everest Çakës.

Sipas hetimeve, Çaka u vra me 12 plumba nga nje arme tip pistolete me selinciator ne nje prite mafioze, ndersa mbeti e plagosur ne parakrah bashkeshortja e tij Silvana Çaka e cila ndodhej në automjet me bashkëshortin.

“Panorama” mëson se urdhri për ekzekutimin e 41-vjeçarit, dyshohet të ketë ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkepunim të ngushtë me Prokurorine e Elbasanit po hetojnë edhe në një pistë të dytë, atë të hakmarrjes per shkak te hasmerive qe viktima kishte.

Kjo pasi 11 vite me pare, Everes Çakës i kanë vrarë vëllanë në Barcelonë, ngjarje për të cilën kane qene autore te dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas vrasjes së vëllait të Çakës, katër viktima do te regjistroheshin ne Elbasan. Ata ishin të gjithë të aferm të dy personave qe dyshohet te kishin marre pjese në ekzekutimin e vëllait të Çakës.

Everest Çaka, ka qene i dyshuar edhe për një ngjarje tjeter te rende, e ndodhur ne mars 2011, ku ne lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga nje plumb ne koke teksa flinin në një dhomë, dy vellezerit Xhelal dhe Pellumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe nje grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur per ti shpetuar plumbave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura