Ekzekutimi pas sherrit për kalin në plazh, lihet në burg kunati i autorit të vrasjes

Mar 26, 2022 | 11:04
SHPËRNDAJE

Dy të rinj që u arrestuan pak ditë më parë si të përfshirë në një vrasje në vitin 2019 janë lënë prapa hekurave nga Gjykata e Vlorës. Kështu, masa e sigurisë “Arrest me burg” është vendosur për të arrestuarit Ariel Kingji dhe Kristi Drolli, ndërsa është vendosur masa “Detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena.

policia-lungomare-vlore-1100x620

Operacioni për arrestimin e tyre, i koduar “Waves”, u zhvillua në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë më datë 23 mars.

Njëri prej tyre, shtetasi Ariel Kingji, rezulton person në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2009 në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë.

Ai është kunati i të arrestuarit si autor i vrasjes së shtetasit Arben Beqiraj, krim i cili u regjistrua më datë 4 gusht të atij viti, ndërsa viktima ndërroi jetë një ditë më vonë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Sherri nisi pasi shtetasi Gazmend Alushi kaloi me një kalë përmes plazhit.

Kjo ka krijuar shqetësim te Arben Beqiraj, i cili së bashku me djemtë e tij dhe familjarë të tjerë që ndodheshin në lokal, kanë dhunuar Gazmend Alushin, i cili merrte 100 mijë lekë të vjetër në muaj për t’u kujdesur për kafshën nga shtetasi Ermal alias Eduard Xhezo, aktualisht i arrestuar për vrasjen.

Pas dhunës, Xhezo së bashku me kunatin e arrestuar, Ariel Kingji, dhe shokun e tij, Shpati Lena, kanë marrë armë automatike dhe pistoleta duke shkuar në lokalin ku ndodhej Arben Beqiraj, duke e qëlluar me disa plumba atë, djalin e tij dhe një të afërm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura