Ekzekutimi me kallashnikov i Bardhok Pllanajt/ Kreu i Policisë së Shtetit vizitë “blic” në Shkodër

Apr 6, 2021 | 19:44
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndodhet mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës ku prej një ore po zhvillon një takim me drejtues të policisë vendore.

bardhok-pllanaj-vrasje-shkoder

Në fokus të këtij takime janë hetimet për vrasjen e Bardhok Planaj para dy netësh në Shkodër. Deri me tani, policia është larg zbardhjes se kësaj ngjarje dhe identifikimit të autorëve.

Krimi i cili besohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, është kryer në një formë të tillë që vështirëson zbardhjen e autorëve.

46 vjeçari u qëllua me breshëri nga dy armë automatike, duke mos i dhënë asnjë shans për të mbijetuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura