Ekzekutimi i Ivanovicit, reagon Tirana zyrtare. Ja ç’thonë Meta, Rama e Basha

Jan 16, 2018 | 17:19
SHPËRNDAJE

Pas lajmit per ekzekutimin e liderit te serbeve ne Kosove, Oliver Ivanovic, vjen reagimi i Tiranes zyrtare. Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri Rama kane reaguar duke denuar ngjarjen e rende dhe aktin kriminal.

Presidenti_Ilir_META

Reagimi i Metes 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .

Reagimi i Rames 

rama

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka reaguar pas lajmit per ekzekutimin e liderit te serbeve ne Kosove, Oliver Ivanovic.

Me nje shenim ne rrjetet sociale, Rama ka shprehur keqeardhjen e thelle per tragjedine e Ivanovicit. Sipas tij, ky eshte nje akt qe nxit urrejtje e tension.

Postimi i Rames 

Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!

Postimi i Bashës

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura