Ekzaminimi i përgjuesit te zyra e Tahirit, Prokuroria gjen shenja gishtash

Jun 4, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE
Hetuesit kanë thënë se disa shenja gishtash janë gjetur në pajisjen përgjuese, e cila është konstatuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 18 maj të këtij viti.
pajisja
Burime nga grupi i hetimit thanë se shenjat e gishtave janë dërguar për ekzaminim nga Policia Shkencore, e cila ka në dorë edhe pajisjen përgjuese që është gjetur pranë makinës së prerjes së letrave në zyrën e ministrit Tahiri.
Deri më tani nuk dihet ende nëse ka ndonjë rezultat nga analizimi i shenjave të gishtave, por hetuesit mendojnë se ato do të krahasohen me shenjat që do t’u merren anëtarëve të stafit dhe personave që kanë hyrë në zyrën e Tahirit muajt e fundit.
Lista me hyrje-daljet e personave në zyrën e ministrit është dorëzuar nga sekretarja e Tahirit gjatë marrjes së saj në pyetje në Prokurori së fundmi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura