Ekspozitë në ish-burgun e Spaçit! Historitë dhe vuajtjet e të burgosurve ilustrohen përmes “Fraktura”

Feb 26, 2023 | 14:34
SHPËRNDAJE

Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar përmes një ekspozite të titulluar “Fraktura”, me autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.

Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instilacione, kujtime, sende, dokumente, por dhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni që de jure ka pasur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve, por de fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe tentuar asgjësimin e njeriut.

Kjo ekspozitë u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenaider, përfaqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e erret në Shqipëri dhe duhet t’ju përcillet brezave.

Ekspozita “FRAKTURA” sendërton një ndërhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik – në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtjen duke humbur dhe jetën shumë persona gjatë regjimit komunist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura