Ekspertët bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave për të gjithë. Faktet nga Japonia dhe Koreja e Jugut. Ato parandalojnë që…

Apr 1, 2020 | 20:10
SHPËRNDAJE

Vendosja e maskave kirurgjikale të fytyrës në publik mund të ketë ndihmuar në ngadalësimin e krizës së koronavirusit – pavarësisht se thuhet vazhdimisht se ato nuk kryenin ndonjë funksion të domosdoshëm.

maska

Ekspertët thonë se një shpërthim në shkallë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar mund të ishte parandaluar nëse do të ishin dhënë miliona maska, si rasti në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Qeveria britanike ka kohë që mendon se maskat e lira ofrojnë pak mbrojtje kundër prekjes së COVID-19. Kjo, për shkak se ato janë të holla, të lirshme dhe poroze – tipare që e bëjnë më të lehtë kalimin e grimcave të vogla virale. Por ekspertët e kanë konstatuar gjithmonë se, ndërsa maskat mund të mos e mbrojnë dikë që të kontraktojë sëmundjen, ata e ndalojnë përdoruesin të infektojë të tjerët.

Si dhe në sipërfaqe, virusi mund të transmetohet përmes pikave që lëshohen kur një pacient flet, merr frymë, kollitet ose teshtin. Kjo mund të ketë qenë më e rëndësishme sesa u mendua fillimisht tani që studiuesit e dinë se personat e infektuar janë infektues për disa ditë para se të shfaqnin simptoma.

Profesori Ian Jones, një virolog nga Universiteti i Reading, tha që dhënia masive e maskave “tani duhet të konsiderohet” në Mbretërinë e Bashkuar. Duke paralajmëruar se kriza po përhapet me shpejtësi, ai i tha “MailOnline”: “Çdo gjë që zvogëlon shkallën e transmetimit do ta sjellë atë nën kontroll më shpejt”.

Koreja e Jugut, Japonia, Singapori dhe Hong Kongu kanë dhënë miliona maska për popullin e tyre dhe arritën të parandalojnë shpërthime të mëdha, pavarësisht se ishin në afërsi të një rasti si Kina.

Dr Stephen Griffin, profesor i asociuar i infeksionit dhe imunitetit në Universitetin Leeds, tha se maskat parandalojnë njerëzit asimptomatikë që të p

ërhapin sëmundjen duke mbajtur pikat e vogla që ata nxjerrin. “Janë gjithashtu të dobishëm për njerëzit që janë vetë simptomatikë në ndalimin e kollës dhe teshtitjeve. Zvogëlojnë aftësinë që njerëzit të prekin fytyrat e tyre, gjë që ndodh shumë më tepër herë në ditë nga sa ne kuptojmë dhe është një burim kryesor i infeksionit pa higjienë të duhur të dorës”.

George Gao, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këtë javë tha se “gabimi i madh” në SHBA dhe në Evropë ishte se “njerëzit nuk po mbajnë maska”.

Ai i tha revistës “Science”: “Ky virus transmetohet nga pikat dhe kontakti i ngushtë. Pikat luajnë një rol shumë të rëndësishëm – ju duhet të mbani një maskë, sepse kur flisni, gjithmonë ka pikëza që dalin nga goja juaj. Shumë njerëz kanë infeksione asimptomatike ose para-simptomatike. Nëse ata mbajnë maska për fytyrën, kjo mund të parandalojë pikat që mbartin virusin të shpëtojnë dhe të infektojnë të tjerët”.

Marrë nga Daily Mail.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura