EKSKLUZIVE/ Rinis “lufta” me Dukën, Fino: Nuk ka mbaruar akoma, ja pse i çova zgjedhjet në KAS

SHPËRNDAJE

Kandidati për të mar rë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk e ka ndalur nismën e tij për të rrëzuar Armand Dukën nga froni. Deklaratën që bëri në fund të procesit të votimeve “do ta çoj deri në KAS”, Bashkim Fino e ka bërë tashmë fakt.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kandidati për kreun e FSHF-së, ka pranuar kërkesën për gjykim në Lozanë për të nxjerrë të pavlefshme punimet e Asamblesë Zgjedhore të datës 7 shkurt. Fino deklaron se lufta e tij për shoqatat e parregullta vijon dhe se është në pritje të vendimit që do të merret, e më pas kjo çështje mund të dërgohet në Komisionin e Etikës në FIFA.

Duka dhe Fino pas zgjedhjeve

A e keni dërguar çështjen e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së në KAS?

Po, e kemi dërguar.

Cili është pretendimi juaj?

Me anë të një studioje ligjore shumë të mirë, e kemi dërguar në KAS për të kërkuar pavlefshmërinë e Asamblesë ku votuan Shoqatat e parregullta dhe anëtarë, të cilët nuk i shërbenin një klubi, por ishin nga rrethe të tjera. Kjo është e gjitha.

A ka pasur shkelje të tjera, të cilat ju i keni depozituar në kërkesë?

Natyrisht që ka, por tashmë është çështje e avokatëve.

Kur do të jetë seanca, në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë?

Nuk e di këtë çështje. Di që më 28 shkurt, që ishte edhe afati i fundit për plotësimin dhe dërgimin e dosjes, ne kemi qenë korrekt. Kaq di për momentin dhe nuk kam informacione të tjera nga studioja ligjore për detaje të seancave.

Fino555666

Por, a është pranuar si proces?

Po, po është pranuar nga KAS. Këtë gjë më kanë konfirmuar avokatët e studios ligjore. Është njësoj si në Kroaci. Tek ata, u votua, nuk u njohën shoqatat dhe më pas e zbuloi dhe e rrëzoi KAS-i kroat. Mirëpo, tek ne nuk ka KAS. Unë e kam dërguar edhe në KAS-in shqiptar si ankesë, por nuk kam marrë përgjigje.

Cila ishte përgjigjja?

Kam marrë një letër nga KAS-i i Lozanës. Është një letër që i drejtohet Dukës dhe jo mua, e cila shprehet ndër të tjera “se duhet ta zgjidhni për 3 ditë në KAS-in shqiptar. Në të kundërt, e zgjidhim ne”.

Është ky hapi i fundit i ndërmarrë nga ju?

Fillimisht e kam dërguar atje dhe më pas mund ta dërgoj edhe në Komisionin e Etikës në FIFA. Lufta vazhdon. Nuk ka mbaruar.

OLSI TUJANI

Te lidhura

 

Artikulli paraprakTrump e shkarkoi sot në mëngjes, flet për herë të parë Tillerson: I kthehem jetës private si një ...
Artikulli tjetërArmina rrëfim ndryshe: Ja çfarë më 'detyron' Xeni të bëj kur jam në udhëtim. Dasmë do të kemi …

S'KA KOMENTE

Comments are closed.