EKSKLUZIVE/ Revanshi në Europë, Skënderbeu me sytë nga… Ridvan Bode

Apr 8, 2021 | 8:27
SHPËRNDAJE

A ka shpëtim për Skënderbeun tani që e ka humbur gjyqin në të gjitha shkallët pas dënimit të UEFA-s me 10 vite mospjesëmarrje në Europë dhe 1 milion euro gjobë për trukime ndeshjesh? Është një pyetje që stërmundon tifozët fanatikë të skuadrës korçare, por jo vetëm. Është një çështje pra që prek direkt edhe futbollin shqiptar… Skënderbeu është skuadra që dominoi futbollin tonë në dekadën e fundit dhe jo vetëm që bëri histori në Europë apo me 7 titujt e fituar, por edhe sepse për fat të keq u shndërrua në klubin më të dënuar në planet sa u përket trukimeve të ndeshjeve.

Bode-Takaj

Bardhekuqtë e humbën gjyqin në KAS me UEFA-n dhe më pas edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës. Po tani? Tani shtrohen disa mundësi të tjera, që gazeta “Panorama Sport” ua tregon….

1) Skënderbeu shlyen dënimin duke siguruar 10 vite pjesëmarrjen në Europë dhe paguan gjobën 1 milion euro. Utopike si ide…

2) Skënderbeu shpall falimentin, humb zyrtarisht 8 titujt që ka fituar, humb edhe koeficientin e lartë që ka në Europë, duke krijuar një skuadër të re në Korçë dhe nis një rrugëtim nga e para. (Mbetet ende si mundësi në tavolinë).

3) Skënderbeu e çon çështjen sërish në UEFA, por këtë herë në kongres (i radhës më 20 prill 2021 në Zvicër). Sipas nenit 13, pika (m) e statutit të UEFA-s “kongresi ka fuqinë të pezullojë ose të anulojë pjesën e mbetur të një vendimi disiplinor për një anëtar të UEFAs (federatë), anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ose të një anëtari tjetër…”.

Pra, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFAs ka të drejtën të propozojë në rendin e ditës në kongres një pikë ku të kërkojë amnisti për një klub, shoqatë, apo edhe sportist. Në këtë rast hyn në lojë Armand Duka, president i FSHF-së, njëherazi edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili mund të propozojë në kongresin e radhës më 20 prill, që Skënderbeu të amnistohet. Nga 10 vite dënim, të reduktohet minimalisht në 5 vite. Një skenar i mrekullueshëm, duke qenë se deri tani klubi korçar i ka shlyer tri vite dënim. Nëse realizohet, do të ishte një zgjidhje e mirë, por mbetet për t’u parë nëse Duka do ta marrë këtë nismë apo jo….

VARIANTI I KATËRT

Është edhe një variant i katërt… Shumë i komplikuar, por Takaj dhe klubi korçar nuk kanë më asgjë për të humbur. Dhe “çelësi” mund të jetë Ridvan Bode. Po, pikërisht ishministri i Financave. Le ta sqarojmë me detaje se për çfarë bëhet fjalë. – Ridvan Bode paditi në policinë e Gjenevës më 26 janar të këtij viti dy ish-inspektorët e UEFA-s, Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernendez Palacios, që hartuan raportin për Skënderbeun. Raport, i cili u mor si referim nga organet e Disiplinës dhe Etikës dhe më pas solli dënimin e klubit shqiptar. Në atë raport përmendej edhe Ridvan Bode si i implikuar. Ish-ministri i Financave së bashku me një biznesmen që dikur ka qenë shumë afër Skënderbeut, kanë bërë padi dhe kanë kërkuar dëmshpërblim për cenim të imazhit të tyre. Lajmi është publikuar më datë 27 janar 2021 nga media zvicerane “lacote.ch” dhe është pasqyruar edhe në “Panorama Sport” më 28 janar.

J

Faksimile e artikullit të medias “lacote.ch” për padinë e ngritur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ndaj dy ish-zyrtarëve të UEFA-s

P

Faksimile e gazetës “Panorama Sport” më 28 janar 2021, ku raportohet lajmi për padinë e Bodes.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

ARTIKULLIN MUND TA LEXONI TË PLOTË NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura