EKSKLUZIVE/ Plasin grushtet te Tirana para finales së Kupës, dy lojtarë përleshen me njëri-tjetrin

Aug 1, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

Një sherr pa lidhje prish qetësinë e Tiranës. 48 orë nga sfida me Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë, Uinful Kobina dhe Mario Morina kapen në stërvitje, madje duke shkuar më shumë se një zënkë me fjalë. “Panorama Sport” zbulon se incidenti ka ndodhur në fund të stërvitjes.

Tirana festa e golit ne derbi

Një shpullë dhe një shkelm bënë që situata të shkojë tej normales në një skuadër që nuk ka asgjë, ku të gjithë janë shpallur kampionë dhe po luftohet për Kupën e Shqipërisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur në pjesën e tretë të stërvitjes. Pas një faulli mes loje, Morina ka bërë shaka me kolegun.

Duket se kjo nuk është pëlqyer nga Kobina, i cili e ka marrë si provokim dhe e ka goditur me shkelm. Sulmuesi i është kthyer me shpullë, por më pas situata ka precipituar dhe kanë qenë shokët e skuadrës që kanë ndarë dyshen, shumë të irrituar. Pas këtij sherri, Egbo ka mbyllur stërvitjen dhe ka thirrur të gjithë në dhomat e zhveshjeve, edhe pse Kobina është larguar i pari nga fusha e lojës, pasuar nga Ngoja.

kobina

Ka qenë një situatë e pakëndshme, që ka habitur të gjithë, pasi si Kobina dhe Morina kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin, por me sa u kuptua, më shumë se një sherr ishte gjaknxehtësi e momentit dhe një keqkuptim. Sigurisht, pas urdhrit të Egbosë, stërvitja u prish dhe të gjithë u larguan.

OLSI AVDIAJ

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura