EKSKLUZIVE/ Plas te Luftëtari, klubi pezullon dy titullarë sepse…

Oct 30, 2019 | 8:48
SHPËRNDAJE

Luftëtari s’ka kohë për të humbur teksa pas disfatës me Tiranën, startoi dje përgatitjet në kuadër të javës së 11-të, atë me Partizanin.

luftetari

Më herët, para se Luftëtari të startonte përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin, në prezencën e presidentit Bekim Halilaj dhe stafit të tij të ngushtë në ambientet e brendshme të stadiumit “Gjirokastra”, pas analizës me tone të ashpra të adresuara në drejtim të bluzinjve për humbjen 3-0 me Tiranën, s’mund të mungonin dhe masat disiplinore për titullarët Realdo Fili, Andi Renja.

realdo-fili

Është presidenti i klubit bluzi, Bekim Halilaj, i cili për “Panorama Sport” konfirmoi dënimet. “Fili për sjellje të gabuar ndaj tifozëve dhe Renja për mosimpenjim në stërvitje do të stërviten me ekipin e të rinjve ose 19-vjeçarët deri në një afat të pacaktuar.

RENJA

Renja është lojtari më i paguar në radhët e Luftëtarit dhe si i tillë, duhet të tregohet profesionist në fushë. Te Luftëtari të gjithë duhet të tregohen profesionistë, pasi kjo skuadër e meriton të quhet e tillë”, tha Halilaj.

T.Shehu

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura