EKSKLUZIVE/ Mbyllet ankandi për shitjen e aksioneve të Tiranës, ja çfarë do të ndodhë me klubin bardheblu

Apr 23, 2024 | 7:49
SHPËRNDAJE

Aksionet e klubit të Tiranës janë nxjerrë deri sot në shitje nga një kompani përmbarimi, e cila kishte bllokuar kuotat në pronësi të Refik Halilit, duke provuar të shesë 66% që zotëron ai. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania në fjalë, ankandi është mbyllur sot pasdite.

refikhalili-1

“Panorama Sport” mëson se ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, ankandi i sotëm është mbyllur pa oferta zyrtare për blerjen e këtyre aksioneve për rreth 1,6 milionë euro. Interesimi nuk ka munguar, pasi individë dhe kompani të ndryshme kanë shfaqur interes që mësonin për kushtet e shitjes dhe transferimit të kuotës së kontrolluese të pronësisë të klubit Tirana. Por me mbylljen e afatit të këtij ankandi, nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion për ofertë zyrtare për blerjen e tij.

Megjithatë, asgjë nuk mbaron këtu. Gazeta ka mësuar se që nga dita e nesërme do të hapet një tjetër ankand për shitjen e këtyre aksioneve të klubit bardheblu. Këtë herë, vlera e hapjes së ankandit parashikohet të jetë 30% më e ulët se ajo fillestare që ishte vendosur në ankandin e parë. Në këtë mënyrë, pritet që të ketë interesim më të madh dhe oferta konkrete për shitjen e kuotës së 66% të aksioneve, që do t’i jepte fund drejtimit të Refik Halilit në klubin bardheblu.,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura