Ekskluzive/ Kush është vajza që do hidhej nga kati i tretë në Durrës, doli topless

Aug 12, 2017 | 10:17
SHPËRNDAJE

Dalin detaje të tjera nga vajza e cila tentoi të hidhej nga ballkoni i banesës ku banonte te Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj raporton se vajza ishte maqedonase, jo italiane, ndryshe nga sa u raportua fillimisht.

top6

Ajo kishte 10 ditë që kishte ardhur në Durrës për pushime dhe ishte vendosur në katin e tretë të një pallati në një kompleks banimi te Shkëmbi i Kavajës.
Aty ajo ishte njohur me një shtetas italian, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën.

Burimet nga policia konfirmuan për “Panorama” se e reja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, për motive që ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur teksa brenda në banesë ka qenë edhe shtetasi italian, i cili në polici është shprehur i habitur nga veprimi i vajzës me të cilën bashkëjetonte prej disa ditësh dhe ka treguar edhe njohjen mes tyre në Durrës.

Mësohet se vajza maqedonase është dërguar nga Policia në ambientet e spitalit psikiatrik në Durrës, pasi dyshohet se veprimi i saj është kryer në momentet e një gjendje depresive.

Shtetasi italian pasi është marrë në pyetje, është lënë i lirë të vazhdojë pushimet në Shqipëri.

Leonidha Musaj- Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura