EKSKLUZIVE/ Katastrofa mjedisore në Durrës, kamionët shkarkojnë mbetjet anës së rrugës dhe nëpër fshatra- (VIDEO SKANDAL)

Jun 28, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

Katastrofa mjedisore në qytetin e Durrësit sa vjen e rëndohet. Qytetarë të shumtë kanë vijuar denoncimet për keqmenaxhimin e trajtimit të mbetjeve nga ana e Bashkisë së Durrësit.

Panorama.al ka siguruar një video ku bie në sy kamioni i një ndërmarrje shtetërore, e cilat i ka hedhur mbeturinat anës së rrugës.

Po ashtu të shumta kanë qenë rastet kur këto mbetje janë hedhur nëpër zonat rurale të Durrësit.

Prej disa ditësh, Panorama.al ka denoncuar gjendjen skadaloze dhe rrezikun që po u kanoset qytetarëve nga mos zgjidhja e problemit të mbetjeve.
pjimage-2021-06-26T114715.765VEZHGIMI

Situata e rëndë me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese janë një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Durrësi me këtë nisje të sezonit turistik duhet të ofronte një imazh komplet tjetër, për më tepër që vjen pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë.

Por panorama që ofron qyteti bregdetar për të disatën  ditë me radhë është tej mase larg atij që duhet të kishte një bashki që turizmin e konsideron motorin e ekonomisë.

Kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur, ndërsa apeli i qytetarëve në këto ditë të nxehta është vetëm një: Na hiqni plehrat, po mbytemi!

Qytetarët de turistët janë dëshmitarë të pamjeve të shëmtuara të rrugëve të qytetit, ku grumbujt me mbeturina dergjen trotuareve, pasi kazanët janë të tejmbushur.

Një ditë më parë, në disa lagje periferike banorët ua vunë vetë flakën mbeturinave, pasi era e rëndë dhe infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.

Prej disa ditësh, kamionët e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal të Durrësit dhe Shijakut, nuk kanë ku të shkarkojnë plehrat duke u përsëritur për të disatën herë i njëjti skenar për të detyruar qeverinë të paguajnë koston e depozitimit të mijëra ton mbetje të bashkisë Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura