EKSKLUZIVE/ “Hiqe more atë Shkurtajn”, zbardhet përplasja e Duros me tifozët që trazoi Kukësin

Dec 27, 2019 | 8:11
SHPËRNDAJE

“Hiqe more atë Shkurtajn, për çfarë e mban në fushë…”. Kjo britmë e një tifozi të Kukësit, i cili qëndronte në tribunën VIP gjatë ndeshjes së fundit ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, u bë shkas për një krisje të drejtuesve me trajnerin Shpëtim Duro.

dfuro dfhe shkurtaj

 

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se për çfarë u mërzit kreu i pankinës gjatë ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, si dhe si erdhi vendimi për gjobë gjysmën e rrogës së nëntorit. “Njoftojmë trajnerin Duro se klubi i Kukësit e ka dënuar me gjobë 50% të pagës së muajit nëntor 2019. Arsyeja e dënimit është shkelja e kontratës dhe rregullores së klubit nga trajneri në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu më 22 dhjetor në Elbasan.

shpetim duro

Trajneri është përplasur me tifozërinë e Kukësit në tribunë dhe duke mos mjaftuar kjo, ka dhënë deklarata në media kundër tyre, veprime këto që nuk duhet të ndodhin nga një profesionist”, citohej ndër të tjera në shkresën ku njoftohej për gjobë trajneri Duro, ndërkohë që vihej në dijeni edhe FSHF. Në shkresë përmendej rroga e nëntorit dhe jo e dhjetorit, edhe pse jemi në fund të këtij muaji. Kjo tregon se te Kukësi nuk e kanë shpërndarë ende pagën e muajit të kaluar.

PËRPLASJA

Por si i erdhi trajnerit si rrufe në qiell të hapur kjo gjobë e kushtueshme në ditën kur mbushi 60 vjeç. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, ata pak tifozë të Kukësit që ishin të pranishëm, ishinfutur në stadium me listën e autorizuar nga klubi dhe që bëhet fjalë natyrisht për persona të njohur nga drejtuesit. Njëri prej tifozëve, që në nisje të takimit i është hakërryer trajnerit Shpëtim Duro, duke i bërtitur: “Hiqe Shkurtajn”. Natyrisht kjo është dëgjuar qoftë nga stafi, ashtu edhe nga lojtarët, por si Duro, ashtu edhe Shkurtaj nuk kanë reaguar aspak.

kukesii

Mirëpo, më pas tifozët nuk vazhduan të kapen vetëm me Shkurtajn, por nisën të ofendonin vetë trajnerin. Në këtë moment, i ndodhur në tribunën VIP, presidenti Safet Gjici i ka kërkuar tifozit të mos ofendojë dhe të qëndrojë ulur. Natyrisht që përveç Duros dhe Shkurtajt, është ndierë e ofenduar e gjithë skuadra. Trajneri e konsideron sulmuesin si lojtarin kryesor, por habia e madhe është se si ka mundësi që një grup i vogël tifozësh që futen në stadium me autorizimin e klubit në tribunën VIP, krijojnë probleme të tilla.

SKERDILAID SULOZEQI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura