EKSKLUZIVE/ Gilman Lika: Ju tregoj momentin e tmerrit me trajnerin

Feb 24, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ishte ai që ndihmoi i pari trajnerin Ernest Gjoka në momentin kur u sulmua nga një person ende i paidentifikuar.

Gilman-Lika-Vllaznia-prezantimi-3

Dje, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori tregon tmerrin e përjetuar të enjten pas stërvitjes, si dhe atë që i ka thënë drejtorit të Policisë.

“Ka ardhur koha që të dalim në stërvitje dhe ndeshje me pistoleta”, – rrëfen ndër të tjera Lika për bisedën që ka bërë me krerët e Policisë vendore.

gilman lika

Gilman, a mund të na shpjegoni çfarë ndodhi?

Sapo kishim përfunduar stërvitjen dhe në momentin që isha duke u larguar, u ndava edhe me trajnerin Gjoka. I thashë ‘natën e mirë’ dhe u nisa për të ikur nga ambienti stërvitor. Mirëpo, në moment shoh një person që afrohet si me vrull në drejtim të trajnerit. Mendova se s’do kishte punë, por ai iu afrua nga mbrapa dhe e goditi me grusht, ndërsa në dorë kishte një thikë të madhe dhe tentoi ta therte.

Si reaguat ju?

Unë menjëherë reagova dhe u mundova që ta largoj agresorin, në mënyrë që trajneri të mos dëmtohej. Për fat të mirë, edhe disa njerëz të tjerë erdhën dhe ndërhynë duke bërë që ky person të largohet. Në fakt, edhe vetë Gjoka e shtyu, duke reaguar mirë dhe shpëtuar nga thika. Agresori u rrëzua pas reagimit të trajnerit dhe duke parë situatën, menjëherë iku me shpejtësi. Të jem i sinqertë, nuk ia pamë fytyrën. Gjithsesi, më pas denoncuam në Polici. Kaq, nuk më kujtohen gjëra të tjera, pasi u traumatizuam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura