EKSKLUZIVE/ Flet ish-arbitiri Lorenc Jemini: Bakaj më i ndëshkuari, ja “djajtë” e derbit

Sep 25, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Të premten luhet derbi. Tirana dhe Partizani rikthehen me përballjet mes tyre pas një viti mungesë prej rënies së bardhebluve në Kategorinë e Parë. Gjykimi? Me shumë mundësi, Lorenc Jemini do të jetë “bilbili” i takimit, siç ka ndodhur gjashtë herë radhazi. Ah, jo! S’mund të jetë ai. Gjyqtari me stemën e FIFA-s për tetë vite nuk arbitron më sepse Federata Shqiptare e Futbollit i mbylli karrierën me një të rënë të lapsit. Arsye? Shkak? Motivim? Asnjë! Të gjithë drejtuesit dhe përgjegjësit u “fshehën pas gishtit” duke mos treguar kurrë pse nuk u aktivizua më Jemini.

Lorenc Jemini

Mirëpo, sot, ai do të jetë një spektator më shumë në “Selman Stërmasi”. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-ndërkombëtari i FIFA-s tregon eksperiencën e tij me ndeshjet derbi. Gjykimin për dy vite radhazi, lojtarët më të urtë, ata më të ashpër, derbin më të bukur. “Gabime? Kam bërë, por jo me vetëdije. E kam mësuar kur kam vajtur në shtëpi që kisha gabuar. Në fushë kam akorduar siç e kam parë diçka”, tregon ndër të tjera ish-ndërkombëtari.

Jemini, është java derbi. Si vijnë Tirana dhe Partizani në këtë përballje, referuar gjykimeve në pesë javët e para?

Në këto pesë javë kampionat i shikoj të dyja ekipet të ekuilibruara. Pak më me grintë shikoj Partizanin, duke marrë shkas edhe nga ndeshja e fundit me Flamurtarin. Edhe derbi mendoj se do të jetë shumë i ekuilibruar. Sa i përket arbitrimit të të dyja ekipeve deri më tani, pa u futur në moviolë të mirëfilltë, përveç rastit të fundit të Tiranës në Korçë që ka pasur disa probleme, deri tani nuk ka pasur arbitrime të gabuara. Katër javët e para kanë qenë shumë të qeta, si rrallë ndonjëherë.

Nëse riktheheni pak në kohë, çfarë bën një arbitër në javën derbi?

Eh… Derbi! Është e vetmja gjë që më mungon nga arbitrimi.

Pse ju mungon, çfarë ka kaq speciale?

Sepse unë e kam arbitruar gjashtë herë radhazi derbin, që është një rast unik. Në kampionat dhe një herë për Kupën e Shqipërisë, kur Partizani ishte në Kategorinë e Parë.

OLSI TUJANI

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura