EKSKLUZIVE/ Arinaldo Rrapaj: Dhamë shpirtin në derbi, finalet s’i falim

May 1, 2024 | 9:29
SHPËRNDAJE

Vëmendja u zhvendos e gjitha te Maget, por duhet theksuar se në derbi pamë sërish versionin më të mirë të Arinaldo Rrapajt. Ndoshta lodhja e kishte penguar prej thuajse një muaji që të shfaqte aftësitë e tij, por adrenalina e derbit sikur e ndezi dhe ishte si një motor në fushë. Në një prononcim për “Panorama Sport” djaloshi u shpreh shumë i lumtur për fitimin e dy derbeve radhazi, teksa tregoi edhe për mënyrën sesi ishte përgatitur beteja kundër Tiranës. Rrapaj shprehet se skuadra dha shpirtin në fushë, teksa shton se në “Final 4” nuk do të ketë mëshirë për kundërshtarët.

rrapaj

Morët një fitore me shumë vlera në derbin me pritës Tiranës. Kujt ia dedikoni?

Fitoren ia dedikojmë presidentit të nderit, zotit Resul Demi, i cili po kalon momente të vështira gjatë këtyre ditëve për shkak të problemeve shëndetësore. Urojmë ta kalojmë sa më shpejt dhe të jetë sërish për të festuar mes nesh.

Luani tri ndeshje kundër skuadrave poshtë jush në renditje. Sa të rrezikshme i konsideroni këto beteja?

Asnjë ndeshje nuk është e lehtë nëse nuk jep shpirtin dhe nuk je serioz çdo ditë në ndeshje dhe në stërvitje. Nëse neglizhon çdo kundërshtar bëhet i fortë dhe na krijon probleme. Shpresoj që me të gjithë çunat të mbajmë këtë seriozitet dhe ritëm për të dalë me sukses në këto tri ndeshje që kanë mbetur para “Final 4”.

Afro 600 ditë pa humbur në derbet me Tiranën. Sa gjatë dëshironi ta çoni këtë ecuri pozitive?

Shpresoj ta çojmë sa më shumë. Jemi në rrugën e duhur deri më tani. Duam që edhe derbet e tjera t’i fitojmë dhe të mos ndalemi.

Intervistën e plotë e gjeni te versioni print i “Panorama Sport”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura