Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të. Në orën 13:45, do të luhen dy takime, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të sfidohen Kukësi-Egnatia, ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo-Kastrioti.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi për këto dy ndeshje interesante.
Në sfidën Kukësi-Egnatia, arbitër kryesor do të jetë Indrit Myrtja, i mbështetur nga asistentët, Ridiger Çokaj dhe Devis Korreshi, teksa arbitër i katërt pritet të jetë Olti Cela. Në VAR do të jetë Eldorian Hamiti dhe në AVAR, Arbër Zalla.
Ndërsa në duelin Dinamo-Kastrioti, arbitër kryesor do të jetë Kridens Meta, i mbështetur nga asistentët Mario Shazivari dhe Feliks Kolleshi, teksa arbitër i katërt pritet të jetë Olsion Yzeiraj. NË VAR do të jetë Enea Jorgji dhe në AVAR, Dojando Myftari.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
KUKËSI – EGNATIA – (LAÇ)
Arbitër kryesor – Indrit Myrtja (Shkodër)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Devis Korreshi (Lushnje)
Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)
VAR – Eldorian Hamiti (Lezhë)
AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)
DINAMO – KASTRIOTI – (ELBASAN)
Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)
Asistent i parë – Mario Shazivari (Tiranë)
Asistent i dytë – Feliks Kolleshi (Tiranë)
Arbitër i katërt – Olsion Yzeiraj (Patos)
VAR – Enea Jorgji (Elbasan)
AVAR – Dojando Myftari (Tiranë)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al