“Ekselentët kontratë 1-vjeçare në ministri”/ Qeveria miraton dy vendime për të rinjtë. Ja Çfarë parashikohet

Nov 10, 2021 | 10:46
SHPËRNDAJE

puna ne administrate

Qeveria ka miratuar sot dy vendime që  kanë të bëjnë me studentët dhe të rinjtë.

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi u shpreh se është miratuar vendimi për studentët ekselentë që do mund të përfshihen me kontrata 1 vjeçare në ministri dhe institucione te tjera.

Po ashtu, ajo tha se do të ngrihen qendrat e ekselencës që do jenë në institucionet kryesore që janë vendosur si të nevojshme dhe aty do përfshihen të gjithë ata që kanë shprehur projekte të ndryshme.

“Kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë për t’i përfshirë në administratë. Pjesa e parë do të jetë studentët ekselentë  brenda dhe jashtë Shqipërisë që do mund të përfshihen me kontrata 1 vjeçare në ministri dhe institucionet vartëse të tyre.

Kjo nuk është nismë e përkohshme, por ne duam ta vijojmë dhe do të ngrihen edhe qendrat e ekselencës, të cilat do jenë në institucionet kryesore që janë vendosur si të nevojshme dhe aty do përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur projekte të ndryshme”, tha Muzhaqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura