Einxhel Shkira theu krahun, reagojnë ish-banorët e “Big Brother VIP”: Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur!

Jan 28, 2022 | 19:51
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Einxhel Shkira ka thyer krahun teksa po organizonin një lojë me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”. Nga produksioni është mësuar se Shkira është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe i është nënshtruar një operacioni. Ajo do të qëndrojë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor.

Ndërkohë produksioni ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në spital Einxhel Shkira do të jetë e monitoruar nga kamerat duke qenë gjithmonë transparent me publikun.
Pas kësaj ngjarje kanë reaguar edhe personazhe të ndryshëm publik duke përfshirë këtu dy ish-banorët e “Big Brother VIP” Sarah Berisha dhe Dj Dagz.

Blogerja e njohur ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të mbështetur mikeshën e saj duke i uruar shërim të shpejtë.

sarah

“Të gjithë me dimë se sa e fortë je ti. Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos ku shihen ajo dhe Beniada duke përqafuar moderatoren.

Ndërkohë i dashuri i Shkirës ka ripostuar në Instagramin e tij personal postimin e faqes zyrtare të “Big Brother VIP” ku bën me dije për gjendjen shëndetësore të saj.

Dj dagz

Kujtojmë këtu, se ata të dy nisën një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duke u bërë një nga çiftet më të pëlqyer për publikun.

sarah berisha, ditea berisha, pajtimi, dj pm (3)

einxhel, arber, dj dagz (5)

einxhel, arbri, dj dagz (2)

einxhel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura