“Eglantina e kuptoi dhe filloi të dridhej”, dëshmitari tregon momentin e vrasjes. Si më kërcënuan babë e bir: Kur iku një të mos bëhen dy, se ke fëmijë

Sep 8, 2020 | 19:06
SHPËRNDAJE

“Ajo e kuptoi dhe filloi të dridhej”, kështu është shprehur dëshmitari për momentin e fundit në jetë të Eglantina Bucit, e cila u qëllua për vdekje nga i vëllai, Shkëlzen Buci.

Eglantina-Buci1

Pas krimit, i vëllai ndaloi në një lavazh në Tiranë dhe lau makinën, me të cilën udhëtoi drejt Malit me Gropa. Rrëfimin e sjell dëshmitari i mbrojtur M.T., i cili ka filluar të dëshmojë që në janar të vitit 2018, kur u arrestua për një tjetër krim bashkë me Shkëlzen Bucin.

faikshkelzen buci

“Pas vrasjes, Shkëlzen Buci më tha: ‘Këtë që pe sot, fshije nga kujtesa, kur iku një, të mos bëhen dy, se ke fëmijë’.

Dëshmitari kujton gjithashtu se kërcënimet kishin vazhduar brenda ditës edhe nga Faik Buci, “se mos bën vaki e të merr koka erë, se ke çunin për të rritur”.

Krimi makabër, ku vëllai dyshohet se vrau motrën e tij për një bashkëjetesë që familja e tij nuk e dëshiroi, është zbardhur pas dëshmisë së shokut të tij.

Tashmë i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë, ai ka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë ngjarjen me detaje se si ka nisur gjithçka, kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra prej tij në mal. Dëshmitari gjithashtu i ka thënë grupit të hetimit detajet e vrasjes, si është njohur me Shkëlzenin, babanë e tij, Faikun, por edhe me Eglantinën, si dhe konfliktin që kishte kjo familje.

Ai është shprehur se ka vendosur të tregojë për këtë ngjarje, pasi nuk mund ta mbante më barrën mbi supe. Sipas tij, Shkëlzen Buci dhe babai i tij, para se të vrisnin Eglantinën, i kanë kërkuar atij që të krijonte një lidhje intime me 23- vjeçaren.Faik Buci-vrasja e Eglantina-Bucit

Kjo, në mënyrë që ta largonin vajzën nga djali që ajo pëlqente. Dëshmitari është shprehur se ka folur për disa kohë me motrën e Shkëlzenit, por, nga ana tjetër, ai kishte familjen e tij dhe e ka ndërprerë lidhjen, sepse se nuk donte të ndahej nga familja e tij. Pas kësaj ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, ku Shkëlzen Buci i ka kërkuar shokut të tij të mos tregojë asgjë për çfarë kishte parë.

DESHMIA E PLOTE

“Me Shkëlzenin jam mik dhe për këtë arsye kam njohur edhe familjen e tij, babanë dhe motrën. Ai më kishte treguar se motra ishte larguar nga banesa e tyre bashkë me fqinjin, kundër dëshirës së familjes. Kur kishte ikur, e motra kishte marrë edhe një shumë lekësh, rreth 12 milionë, më tha Shkëlzeni.

Ai më kërkoi që të kisha një lidhje intime me motrën e tij, për shkak se nuk po e gjenin dot. Për një periudhë kohe kam folur me Eglantinën, por kisha frikë se mos më shkatërrohej familja ime, pasi jam i martuar dhe kam edhe një djalë. Janë takuar edhe më parë afër ‘Kafes së Rremës’.

Në tavolinë kanë qenë Faiku, Shkëlzeni dhe xhaxhai, me ta ishte gjithashtu edhe i dashuri i saj. Kafja ishte gjasme për t’u pajtuar. Faiku u kërkoi që të fejoheshin dhe ta bënin zyrtare. Më vonë, unë jam takuar me të dhe në momentin që e kam takuar, ka ardhur Shkëlzeni dhe më ka thënë se kish ardhur për t’u pajtuar.

Unë Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë ‘Golf 2’ për ta përdorur sepse kam dy makina, edhe një ‘Golf 3’. Shkëlzeni dhe Eglantina ishin përpara, ndërsa mua më kërkoi që të futem mbrapa në makinë. Ai i tha së motrës që do të shkonin për të pirë një kafe, por më pas e devijoi rrugën drejt Malit me Gropa.

Eglantina e kuptoi dhe filloi të dridhej dhe të qante. I tha që do të bënte ç’të donte ai, do të martohej me këdo, edhe sakat po të ishte, vetëm të mos e lëndonin. Shkëlzeni nuk i foli fare dhe vazhdoi rrugën. Në momentin që kemi arritur në Malin me Gropa, ai e tërhoqi të motrën me forcë nga makina, ndërsa ajo vazhdonte të qante, por ai nuk e mori parasysh.

Shkëlzeni e qëlloi direkt me plumb në fytyrë dhe pastaj edhe disa herë të tjera, s’e kujtoj shumë mirë, pasi u trondita. Më pas është afruar te makina, ka marrë disa qese, e ka mbështjellë trupin dhe s’e di ku e ka hedhur, pasi isha i frikësuar.

Më pas, Shkëlzeni mori makinën dhe nisëm të ktheheshim. Kur po vinim për poshtë, ai ka marrë në telefon Faikun (babanë) dhe i ka thënë që ajo punë u krye.

Faiku e ka pyetur nëse ishte vetëm, Shkëlzeni i tha që isha edhe unë në makinë. Faiku i kërkoi të më hiqte qafe, por Shkëlzeni nuk pranoi. Atëherë, Faiku i kërkoi të më dërgonte tek ai. Kur kam vajtur dhe jemi takuar, Faiku më kërcënoi me jetën e familjes sime.

Më tha që nëse flet me dikë për këtë ngjarje, do të zhduk bashkë me familjen. Nga frika se mos u ndodhte diçka e keqe familjarëve të mi, unë kam heshtur”, ka rrëfyer shoku i Shkëlzen Bucit, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij tetë vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura